Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 7 vjetorin e vdekjes së Arbër Xhaferit, ka thënë Xhaferi dhe vizioni i tij mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi.
Hardinaj ka shkruar se në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ndihemi sa krenarë aq edhe të pikëlluar, që ai nuk është me ne.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut e më gjerë, politikanin dhe udhëheqësin, Arbën Xhaferi.
Xhaferi dhe vizioni i tij, mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi. Si i tillë jetoi, punoi dhe u nda nga kjo botë.
Në çdo moment të jetës, ai diti të ruaj standardin e vet, përmes guximit dhe dijes.
Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ndihemi sa krenarë aq edhe të pikëlluar, që ai nuk është me ne.
Gjithmonë në kujtesën tonë, Arbën Xhaferi!
RH