×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj mirëpret ftesën për një takim të përbashkët para 2 shtatorit

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka mirëpritur ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes së fortë të Kosovës me SHBA-në.

    “Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë. Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik. Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndryshe, emisari special i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se udhëheqësit e dy vendeve të Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 2 shtator në Uashington.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, konfirmoi pjesëmarrjen në takim, duke thënë se me palën serbe do të takohen si dy shtete të pavarura.

    Më 27 qershor ishte paralajmëruar takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, por ai u anulua për shkak të propozim-aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi, duke bërë që ky i fundit të anulojë pjesëmarrjen.

    Në këtë takim ishte parashikuar të bisedohej për çështje ekonomike, heqjen e barrierave tregtare, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale.

    Takimi i paralajmëruar për 2 shtator, i paraprin vazhdimit të dialogut të Brukselit, që është paralajmëruar të vazhdojë nga mesi i shtatorit.

    Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në nëntor 2018 kur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj, vendosi taksën ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë Beogradi pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që tashmë është hequr dhe mundësoi rinisjen e dialogut.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar të fortë dhe mund të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare "Sot dhe Çdo...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.