×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    ​Fermerët kërkojnë subvencionimin e kredive në bujqësi, ministri Mustafa mbështet kërkesat

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Fermerët kërkojnë subvencionimin e kredive në bujqësi, ministri Mustafa mbështet kërkesat
    Fermerët në Prizren kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionimin e kredive në bujqësi për të pasur bujqit kushte dhe mekanizëm më të avancuar në zhvillimin e fermave të tyre në bujqësi.

    Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë takimit me fermerët në Arbanë të Prizrenit tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe këto për kredi do të inkorporohen në programin e kësaj ministrie për vitin 2021 e tutje.

    Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre.

    “Janë vizita të rregullta në kuadër të përmbylljes së vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021, pasi që ka një rol të dyfishtë, e para është që të shohim rezultatin e punës ose edhe ngecjet eventuale nga puna e jonë 2020 dhe natyrisht për të marrë informata nga blegtorët dhe fermerët dhe këto informatat pastaj t’i inkorporojmë në programet 2021 e tutje. Po shihet se dyfishimi i subvencioneve nga viti i kaluar ka një efekt pozitiv, natyrisht për të vazhduar dhe përfunduar të gjitha pagesat, në këtë drejtim nga java e parë e shkurtit të gjitha këto pagesa do të përmbyllen sa më shpejt në mënyrë që fermerët dhe blegtorët të kenë sa më shumë fonde në llogaritë e tyre”, theksi Mustafa.

    Fermeri Driton Kransiqi nga Prizreni i cili posedon 240 kretë lopë qumështore, tha se ministri Mustafa ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për punën e tyre në bujqësi, ndërsa kërkoi që të subvencionohen nomrat e intersit për kredi në bujqësi.

    “Dhash një propozim që të subvencinohet kreditimi në bujqësi dhe për subvencionet të ketë kontrollë dhe të mos jepen pa kritere të caktuara”, tha ai.

    Ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerë të jetë në Prizren, Zhurë dhe Opojë.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Vip11 Janar 2025
    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit. Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka ofenduar rëndë Sarën. Gjatë ditës, ajo e quajti të papastër Sarën, e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.