×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Fadil Miftari dhe Ilir Bytyçi zgjedhen anëtarë të bordit të RTK-së

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë zgjedhur Ilir Bytyçin dhe Fadil Miftari anëtarë të bordit të RTK-së. Ndërkaq, për gjashtë kandidatë tjerë të cilët nuk morën votat e mjaftueshme, sërish do të votohet nga deputetët për të plotësuar pesë anëtarët e bordit të shumicës shqiptare.

    Pas votimit rreth një orësh të deputetëve dhe marrjes së rezultateve, zgjedhjen e këtyre dy anëtarëve e konfirmoi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

    Nagavci: Ilir Bytyqi dhe Fadil Miftari zgjedhën anëtarë të bordit të RTK-së

    Pas raportimit të komisionit kandidatët Ilir Bytyçi dhe Fadil Miftari, gjegjësisht kandidati Fadil Miftari me 57 vota dhe kandidati Ilir Bytyçi me 47 vota tashmë janë përzgjedhur për anëtarë të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shumicë shqiptarë. Ndërkaq do të vazhdohet votimi për tri pozitat e mbetura dhe në votim kësaj radhe marrin pjesë gjashtë kandidatët e renditur të radhës me më shumë vota”, tha ajo.

    Kurse, konkursi për kandidatët të pakicave konkursi është rikthyer në pikën zero, pasi asnjëri prej katër kandidatëve nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Si...
    Lajme10 Gusht 2025
    Gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë, mblodhi sot shumë njerëz nga rajoni i Dukagjinit e më...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq. Hamza ka thënë se tashmë...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kapen sa më shpejtë autorët e tri vrasjeve në Gjilan, duke shtuar...
    Lajme10 Gusht 2025
    Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë. Ai thotë se “çdo udhëtar që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Prej 40 deri në 50 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje. Pritje nga...
    Lajme10 Gusht 2025
    Fotografi i njohur kosovar, Arben Llapashtica, i cili ka një karrierë tepër të gjatë si fotograf profesionist, ka treguar se si disa...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për ngjarjet e sotme që kanë ndodhur në vend, përfshirë edhe konferencën e ministres në detyrë...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.