×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi: Nënkodet ua lehtësojnë punën institucioneve kulturore dhe ua rrisin performancën

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Funksionalizohen nënkodet buxhetore për institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë të cilat janë në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kjo gjë ua mundëson institucioneve në fjalë që vetë ato të menaxhojnë buxhetin që ministria ndan për to.

    Sipas një njoftimi të MKRS, ky është një fillim i procesit të pavarësimit të institucioneve vartëse në aspektin administrativ. Institucionet vartëse, përmes zyrtarëve përkatës të trajnuar dhe të certifikuar, vetë do të mund të zotojnë dhe shpenzojnë mjetet financiare në bazë të planit dhe programit të paraparë, ndërsa MKRS-ja bën vetëm certifikimin e shpenzimeve.

    Me këtë rast, ministrja Vlora Dumoshi, e ka vlerësuar këtë si një proces konform ligjit dhe rekomandimeve, i cili institucioneve ua mundëson një performancë më të mirë dhe redukton procedurat burokratike.

    “Ndarja e nënkodeve buxhetore për institucionet vartëse të MKRS-së është një lloj decentralizimi dhe pavarësimi financiar administrativ, ashtu që vetë institucionet të kenë mundësi vetë të bëjnë planifikimin e shpenzimeve dhe zotimin e mjeteve financiare për punët që vet institucionet kryejnë çdo ditë. Kjo gjë mundëson zvogëlimin e procedurave burokratike dhe në anën tjetër e rrit performancën dhe efikasitetin e punës së institucioneve të kulturës e të trashëgimisë për shkak të planifikimit të më mirë”, tha ministrja Dumoshi.

    “Në takimin e parë që kam pasur si ministre me udhëheqësit e institucioneve vartëse, si shqetësim i tyre i përbashkët ka qenë çështja e nënkodeve buxhetore dhe atëherë u pata premtuar drejtuesve të institucioneve që kjo gjë do të rregullohet shumë shpejt. Andaj, ndjehem shumë e lumtur që ky zotim u realizua. Me pajisjen e institucioneve me nënkode të posaçme buxhetore, këtyre institucioneve nacionale të kulturës e të trashëgimisë u krijon lehtësira të jashtëzakonshme”, u shpreh ministrja.

    Pa nënkode buxhetore, Institucionet vartëse të trashëgimisë dhe të kulturës kanë pasur sfida të theksuara në aspektin e menaxhimit e vet institucioneve, por tashmë pas funksionalizimit të nënkodeve, MKRS-ja do të kërkojë më shume përgjegjësi në raport me mandatet e institucioneve.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. Gjatë këtij takimi,...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit...
    Sport22 Nëntor 2024
    Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka realizuar dy gola në ndeshjen e sotme kampionale në Rusi, kundër Akron Togliatti. Avantazhin Rubin Kazanit, ish-goleadori...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër...
    Lajme22 Nëntor 2024
    KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Golden Sabre 2024”, në Kampin Vrelo...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Beqiri largimin e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.