×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputetët të shqetësuar për procesin e shitjes së IPKO-s, kërkojnë përgjegjësi nga ARKEP

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ende nuk e di zyrtarisht nëse Telekom Serbia ka shprehur interes ta blejë operatorin mobil IPKO në Kosovë.

    Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula, gjatë takimit me përfaqësuesit e Telekom Sllovenia si përfaqësues të shitjes së IPKO-së, ka thënë se ARKEP është njoftuar se ka disa blerës të mundshëm në proces.

    Duke folur për ecurinë e procesit të shitjes së IPKO-s, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që deri në dhjetor mund të përfundojë procesi i tretë dhe përfundimtar i privatizimit.

    Pula: Ende nuk i kemi emrat e blerësve të mundshëm të IPKO-s

    “Numrin e saktë nuk e treguan, po thanë se është dy shifror. Emrat e blerësve potencialë nuk i treguan me arsyetimin se në këtë fazë mund të jetë kontraproduktive për ne që t’i dimë kush janë blerësit potencial në proces. Ajo që na premtuan ishte se pas përfundimit të fazës së dytë, që pritet të jetë diku mesi i nëntorit, fazë e cila blerësit potencialë do të detyrohen të dorëzojnë ofertën detyruese pranë Telekomit slloven, dhe pas kësaj ata do të vijnë edhe një herë në takim dhe do të na njoftojnë se kush janë blerësit potencialë, të cilat kanë ofruar ofertën detyruese. Pas kësaj do të fillojë faza e tretë e vlerësimit të blerësve potencialë. Gjatë takimit, mes tjerash, unë ua bëra të ditur përfaqësuesve të Telekomit slloven, se pas ardhjes së emrave të blerësve potencialë, ne do të angazhojmë edhe akterët tjerë në Republikën e Kosovës. Meqenëse kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, unë zyrtarisht do t’i bëj kërkesë inteligjencës financiare që të hetohet prejardhja e atyre parave, po ashtu edhe Agjencinë e Inteligjencës që të hetohet sfondi i blerësit potencial, me arsyetimin që ai blerës, cilido që të jetë, deri në fazën përfundimtare kur vendoset të dihet saktë, nëse është i pranueshëm për shtetin tonë”, tha Pula.

    Këto komente Pula i bëri gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për ekonomi, ku kryesuesja e komisionit, Doruntinë Maloku ka kërkuar nga Bordi i ARKEP të tregojë emrat e ofertuesve për blerjen e IPKO-s.

    Maloku: Kush janë ofertuesit për blerjen e IPKO-s

    “Gjatë raportimit vjetor të anëtarëve të Bordit të ARKEP-it është thënë se faza e dytë e procesit të shitjes përfundon në fund të muajt shtator, andaj, a jeni në dijeni nga Telekom Sllovenia se kush janë ofertuesit për blerje të IPKO-s, si ka shkuar procesi prej raportimit tuaj të fundit në komision lidhur me këtë proces” ka pyetur Maloku.

    Ndërsa, anëtarja e Komisionit, deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ARKEP aktualisht është jo legjitim, pasi nuk ka kuorum Bordi i saj dhe në këtë mënyrë nuk ka të drejtë ta udhëheqë këtë proces.

    Kusari-Lila: ARKEP-i është jo legjitim, ky është edhe një problem tjetër

    “Ne e kemi një problem për arsye se ARKEP-i është në një pozitë, e cila mund të konsiderohet jo legjitime dhe e jashtëligjshme. Për të njëjtin proces, ARKEP-i është në një kontest administrativ dhe gjyqësor për shkak se anëtarët e bordit të cilët nuk kanë arritur të zgjedhin kryesuesin, nuk ka pasur kuorum dhe sikur të kishin pasur kuorum zyrtarisht jo do të ishit kryesues i Bordit pasi nuk keni as dokument ligjor dhe autorizim për të qenë përfaqësues i ARKEP-it, zyrtarisht para komisionit”, tha Kusari-Lila.

    I shqetësuar me këtë proces është edhe deputeti Pal Lekaj, i cili ka kërkuar garanci nga ARKEP se asetet e IPKO nuk shkojnë aty ku nuk duhet, në këtë rast te Telekom Serbia, pasi siç tha ai, rrezikohet siguria kombëtare.

    Lekaj: ARKEP të na garantojë se asetet e IPKO-s nuk blihen nga Telekomi i Serbisë

    “Ne si komision na intereson të na garantoni se asetet e IPKO-s nuk shkojnë aty ku nuk duhet, në këtë rast Telekomi i Serbisë. Është në pyetje që mund të rrezikojë sigurinë nacionale. Jo vetëm Telekomi i Serbisë, në momentin që rrezikohet siguria nacionale duhet vepruar dhe jo të na sjellin para aktit të kryer”, tha Lekaj.

    Anëtari tjetër i komisionit Hekuran Murati ka kërkuar qëndrim të prerë nga drejtues të ARKEP se në rast se do të jetë blerës i IPKO Telekom Serbia, a do të pajtoheshin me këtë blerës? Për këtë, anëtari i bordit të ARKEP, Pula pati një përgjigje.

    Pula: Për sa kohë të jem në ARKEP, Telekom Serbia nuk do të bëhet pronar i IPKO-s

    “Po ta konfirmoj, e kam thënë jo, në asnjë varant për aq kohë sa unë jam në bord të ARKEP që Telekomi i Serbisë nuk e merr atë të drejtë. Për operatorë të tjerë nuk i dimë emra dhe mbiemra, ka për folje të shumta, por në shkrim nuk kemi asgjë kush është operatori potencial”, tha Pula.

    Ndërsa, Ferat Shala anëtar i Komisionit, ka pyetur se çfarë ndodh nëse mbetet ARKEP pa bord deri në dhjetor dhe shitja e IPKO do të bëhet në këtë muaj.

    Shala: Çfarë ndodh nëse ARKEP mbetet pa bord deri në dhjetor në kohën kur do të shitet IPKO

    “Faza e dytë e shitjes së operatorit IPKO fillon në pjesën e dytë të nëntorit, kështu e potencuat dhe nëse ndodh kështu faza e tretë sipas parashikimeve tuaja shitja në dhjetor, ndërsa në dhjetor juve ju skadon mandati, cili do të jetë hapi ose shqetësimi i juaj ose metodat që në këtë fazë nuk ka institucion vendimmarrës dhe fillon faza e tretë e shitjes”, ka pyetur Shala.

    Megjithatë, edhe pse bordet pa mandat nuk mund të marrin vendime, anëtari i Bordit të ARKEP-it Shqipërim Pula i është përgjigjur se do të mbesin anëtar në detyrë.

    Edhe anëtari i Komisionit parlamentar, deputeti nga Lista Serbe Zoran Mojsiloviq gjatë raportimit të Bordit të ARKEP, ka kërkuar të di nga ky autoritet, se nëse komuniteti serb do të ishte ofertuesi më i mirë për blerjen e IPKO-s, a do të rrezikon sigurinë e Kosovës?

    Mojsiloviq: Nëse unë do të isha ofertuesi më i mirë, a do ta rrezikonte sigurinë e Kosovës?

    “Nëse unë apo dikush tjetër nga komuniteti serb do të ishte ofertuesi më i mirë, a do të rrezikonte sigurinë e Kosovës? Kjo më intereson të di se si të konsiderohet mundësia që nëse një pjesëtar i komuniteti serb do të ishte ofertuesi më i mirë”, tha ai.

    Për këtë, anëtari i Bordit të ARKEP Bahri Anadolli tha se nuk janë kompetentë për të konstatuar se a rrezikohet siguria kombëtare. Përgjigje për këtë, ai tha se janë institucionet tjera kosovare.

    Ndryshe, Bordi i ARKEP do të mbetet pa mandat nga 15 dhjetori.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zenun Pajaziti nga PDK-ja me Vehbi Kajtazin, ka komentuar kthimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së dhe ndikimin që mund të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ka shkaur në pesë  numri i të arrestuarve në aksionin e Antidrogës në Prizren. Gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur edhe...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë me acar dhe me prani të mjegullës lokale...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka publikuar disa fotografi nga tubimi i madh në Prishtinë që ka...
    Sport07 Nëntor 2024
    Disa nga favoritët zhgënjyen e disa të tjerë bënë detyrën ndaj kundërshtarit. Kanë përfunduar nëntë sfidat e para të kësaj të enjteje...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Antidroga i ka arrestuar dy persona në Prizren në një operacion policor. Atje u konfiskua po ashtu edhe një sasi e drogës....
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për fitoren e Donald Trumpt në SHBA, tha se Kosova dhe SHBA-ja kanë harmoni...
    Vip07 Nëntor 2024
    Rezart Veleshnja është njëri nga banoret që krijon dinamika të shumta në ‘Big Brother VIP Kosova’. Për aktorin nuk ka munguar mbështetja...
    Kronika07 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për shitje të substancave narkotike. Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.