×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Bajrami: Do t’i përkrahim prodhuesit vendor

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Bashkim Osmani. Në takim u diskutua për situatën ekonomike në vend si dhe për politikat e Qeverisë së Kosovës për nxitjen e prodhimit vendor.

    Në komunikatën ministrore thuhet se ministrja Bajrami bëri të ditur se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në adresimin e sfidave ekonomike, dhe në këtë kuadër, Qeveria ka paraparë një sërë masash që synojnë nxitjen e aktivitetit prodhues në vendin tonë, nënvizoi ajo.

    Bajrami potencoi se vendimi i djeshëm i Qeverisë Hoti për uljen e normës së tatimit të akcizës në lëngje është veprim që ilustron përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e prodhimit vendas.

    Bajrami shtoi se do të vazhdojnë ta përkrahin sektorin prodhues me masa nxitëse duke qenë të vetëdijshëm që rritja e aktivitetit prodhues ndikon në krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

    Në anën tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës falënderuan Ministren Bajrami për përkrahjen e prodhuesve vendorë, e sidomos për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës në lëngje, vendim ky që i ndihmon prodhuesit vendorë në këtë kohë të përpjekjeve të gjithmbarshme për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sot mbushen 24 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Analisti politik Adri Nurellari në një intervistë në ABC News komentoi situatën politike në Kosovë. Vendi prej muaj ndodhet në një “ngërç...
    Lajme13 Gusht 2025
    Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikëkalimet kufitare. Pika më e ngarkuar kufitare është Merdara Teksa...
    Lajme13 Gusht 2025
    Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi, ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të...
    Lajme13 Gusht 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të sillen nga 14 e 18...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Të paktën tre persona kanë vdekur nga një valë e nxehtësisë përvëluese që po nxit dhjetëra zjarre në pjesë të Evropës Jugore,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.