×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Bajrami: Do të punohet për kthimin e ekonomisë në gjendje normale

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, deklaroi sot se pas implementimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19, do të punohet që sa më shpejt që është e mundur të kompensohet rënia ekonomike dhe kthimin në gjendje normale.

    Ajo gjatë takimit sot me kreun e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, është njoftuar me planet e ATK-së, me theks të veçantë trendin e të hyrave, të cilat në muajin maj kanë pasur një rikthim të normalitetit tatimor, pas periudhës kritike të pandemisë.

    Drejtori i ATK-së njoftoi ministren Bajrami edhe me trajtimin e borxheve tatimore, për të cilat ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se situata e krijuar nga pandemia edhe tek pjesa e borxheve ka dhënë efektin e saj negativ.

    “ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës me masat për parandalim e COVID-19, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga koronavirusi për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor, andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim, ATK ka ulur në minimum aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për 2020”, tha Murtezaj.

    Ministrja Bajrami ndërkaq theksoi se me fillimin e implementimit të pakos së rimëkëmbjes së ekonomisë, konkretisht masat e parapara në periudhën afatshkurtër, do të koncentrohen që sa më parë të kompensohet rënia ekonomike dhe të kthehet në gjendje normale.

    Nga Rubrika
    Ekonomi05 Dhjetor 2024
    Gëzim Tosuni, i cili është nip i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, është emëruar sot nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Bordit i...
    Ekonomi05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar Gëzim Tosunin dhe Lumnije Zekën për anëtare të Bordit të Operatorit Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)....
    Ekonomi02 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti foli me “krenari dhe vetbesim” në seancën e sotme të Kuvendit për qeverisjen e tij katërvjeçare, e cila sipas...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.