×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​ATK ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

    Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës, si dhe vendimit të ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve me COVID-19, ATK kishte njoftuar për zgjatjen e afatit për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale për periudhën tremujore me formularët tatimor IS, IL, QS dhe QL deri më 30 qershor.

    Deri më tani jo të gjitha bizneset e obliguara kanë deklaruar dhe paguar këto detyrime tatimore, andaj ATK u bënë thirrje që sa më parë të deklarojnë dhe të paguajnë me qëllim që të përmbushin detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

    ATK bën me dije se tani kanë hyrë në afatin për deklarim nga të njëjtat biznese për periudhën TM2/2020, ku përmbushja e detyrimit tatimor duhet të bëhet deri më 15 korrik 2020.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Sport21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.