×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Abrashi: Rehabilitimi i hekurudhave rrit mundësinë për investime

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj ka inspektuar sot punimet e hekurudhës së Kosovës, në linjën 10.

    Ai me këtë rast ka thënë se pret që faza e parë e projektit për rehabilitimin e kësaj hekurudhe pritet të përfundojë në kohë rekorde dhe do të mundësojë në hekurudhat e Kosovës, dhe trenat do të lëvizin me shpejtë.

    Abrashi: Trenat do të lëvizin deri në 100 km në orë

    “Rehabilitimi i hekurudhës është nënshkruar që disa muaj si kontratë, por javëve të fundit të madh edhe të ministrisë, Infrakosit dhe gjithsesi edhe i njësisë, po shohim një shtim të punëve, një dinamikë më të madhe të punëve, dhe shpresojmë që përkundër pandemisë të arrijmë që kjo pjesë e hekurudhës, faza e parë të rehabilitohet në kohë rekorde. Gjithsesi që kjo do të merr kohë, por sidoqoftë jemi këtu që të përkrahim këtë ndërmarrje në mënyrë që të modernizojmë linjën hekurudhore, pikë së pari këtë pjesë, pastaj do të vazhdojmë edhe në fazën e dytë deri në Mitrovice, fazën e tretë deri në kufi me Serbinë. Mbi të gjitha, ky është një avancim i hekurudhave të Kosovës, që nënkupton që trenat tani do të lëvizin me shpejt. Shpejtësia të kalojë mbi 100 km në orë, edhe për mallra edhe për udhëtarë, që nënkupton aktivitet ekonomik më të shtuar për vendin, por edhe më shume investime për ne”, tha Abrashi.

    Ministri Abrashi ka paralajmëruar se ministria që ai drejton do të punojë edhe në projekte tjera, në mënyrë që Prishtina të shndërrohet në një qendër ndërlidhëse të rajonit, duke iu ofruar kështu më shumë mundësi zhvillimit të bizneseve dhe tërheqjen e investimeve.

    Abrashi: Synojmë që Prishtina të jetë qendër ndërlidhëse e regjionit

    “Ne do të punojmë edhe në projekte tjera, në planin tonë do të paraqesim edhe rehabilitimin e rrugëve nga Prishtina deri në Merdare dhe pastaj të lidhemi me rrugë me Nishin. Një qendër multimedialë, stacion i trenit, autobusëve në Prishtinë, sepse kur kompletohet ky rrjet i hekurudhave dhe autostradave, mund të synojmë që Prishtina të jetë një qendër ndërlidhëse e regjionit që t’i jep edhe më shumë mundësi bizneseve dhe investimeve”, tha ai.

    Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka shprehur gatishmërinë që ky projekt të vazhdojë, dhe të përfundojë me kohë.

    Ramosaj: Kemi arritur ta shtyjmë kontraktorin të bëjë zgjerim të punëve.

    “Unë shpreha gatishmërinë tonë, që ne ta vazhdojmë këtë projekt dhe të përfundojë me kohë ashtu siç është paraparë, por, eventualisht për shkak të pandemisë edhe ndonjë vonesë e vogël mund të ndodhë, por sidoqoftë me insistimin dhe punën tonë të përkushtuar edhe të zotit ministër, kemi arritur që ta shtyjmë kontraktorin që të bëjë zgjerimin e punëve”, tha Ramosaj.

    Ramosaj shpreson se projekti do të jetë i suksesshëm si në fazën e parë, po ashtu edhe fazat tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.