×
  • Lajme
  • Lajme

    ​6 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka filluar me trajtimin e rasteve që janë të prekur me korona virus.

    Shefi i personelit dhe komunikimit, Shefajet Berisha thotë për KP se situata është nën kontroll, dhe se gjendja e pacientëve është stabile.

    “Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren, në repartin e Infektives, janë duke u trajtuar 6 pacientë të konfirmuar pozitiv në testimin me COVID-19. Gjendja e përgjithshme është stabile. Për rezultatet pritet deri 3 ditë”, thekson Berisha.

    Deri më tani në Prizren janë konfirmuar 301 raste të infektuar me këtë sëmundje, ndërkaq katër prej tyre kanë vdekur. Berisha thotë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë në dispozicion 24 shtretër në repartin e Infektives.

    “Për momentin në dispozicion janë 24 shtretër në repartin e Infektivës dhe 26 në repartin e Pulmologjisë. Gjendja aktualisht është e menaxhueshme”, shton Berisha.

    Për më shumë se katër muaj, në Kosovë janë konfirmuar 3064 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2025
    Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin...
    Lajme28 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2025
    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Social Top...
    Lajme28 Mars 2025
    Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar partinë për...
    Lajme28 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë dhe kundërshtimin e pakompromis ndaj paralajmërimit të fundit të ZRrE-së për rritjen 15%...
    Lajme28 Mars 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për...
    Vip28 Mars 2025
    Reperi i njohur nga Fero ka shpërthyer në rrjete sociale me një seri postimesh emocionale ku denoncon mungesën e të drejtës për...
    Lajme28 Mars 2025
    Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e cila i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.