×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bëhen homazhe në Prekaz në 23-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    23 vjet më parë, familja Jashari u sulmua për të dytën herë nga forcat serbe. E në shenjë nderimi për luftën heroike të familjes Jashari u bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Homazhe tek varrezat e familjes Jashari bënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga motra Besartë dhe Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së.

    Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se bashkë me Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së, dhe shumë qytetarë të tjerë kanë bërë nderime pranë varrezave të familjes Jashari, për t’a përkujtuar sulmin e dytë që i ishte bërë familjes Jashari, 23 vite më parë.

    “Sot bëmë homazhe pranë varrezave të familjes Jashari dhe duke përkujtuar 23 vite me parë, 22 janarin e 1998-ës[…]bëmë nderime së bashku me Shoqatat e Dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ashtu me ish-deputetin Bekim Haxhiu, i cili asnjëherë nuk është ndarë nga kolektivi i komunës dhe shumë qytetarë të cilët sot ishin bashkërisht”, ka thënë Jashari.

    Jashari përkujtoi edhe momentin e sulmit të dytë që ndodhi ndaj familjes Jashari, ku theksoi se pas 45 minutave luftim forcat serbe ishin zmbrapsur të mposhtur.

    “Në atë kohë pas 45 minutave luftime që ishin luftime tinëzare, ishte edhe muaji ramazan, pas syfyri, u zmbrapsen të mposhtur forcat serbe, po mbetën të plagosur motra ime Besarta, dhe vajza e Rifatit, Ilirjana[…]Atë kohë axha Ademi, me një grup shokësh të vet ishin në teren, dhe nuk ishin në shtëpi, duke bërë punët si zakonisht që i ka pasur në atë kohë, me të dëgjuar krismat, vjen shpejt e shpejtë pastaj vetëm u tërhoqën forcat serbe”, ka thënë Jashari.

    Ndryshe më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Lajme12 Janar 2025
    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë dhe optimizmin e tij për tubimin e jashtëzakonshëm të mbajtur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Ferizaj, Elmi Reçica, ka shpërndarë një mesazh për të rinjtë ferizajas, të...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur tubim elektoral në Ferizaj. Në këtë tubim pos tjerash mbajti fjalim kryetari i PDK-së, Memli...
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar gjithashtu mbi procesin e licencës së avancuar, duke theksuar se ky lloj testimi ka qenë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.