×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari policor i’a theu dorën, Policia thotë se qytetarit iu gjet boks i hekurit

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin e qytetarit të cilit i është thyer dora nga një zyrtar policor pas një incidenti që ka ndodhur ndërmjet këtyre dy personave, raporton Front Online.

    Nga policia kanë thënë për Front Online se qytetarit i është gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurit ku më pastaj është arrestuar nga policia për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.

    “Rr. Fehmi Agani, Prishtinë, 17.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.

    Policia thotë se kanë marrë një ankesë më pas nga ky qytetar për sjellje jo të mirë ndaj zyrtarit policor. Ata thonë se kjo ankesë është përcjellë në Inspektorat për trajtim.

    “Po ashtu ne nga pala kemi pranuar, edhe një ankesë ndaj sjelljeve të njërit prej zyrtarëve policor. E njëjta përmes rrugëve zyrtare  është përcjellë  në IPK për trajtim”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.

    SH.B në një rrëfim për Front Online gjatë ditës ka thënë se ishte nisur për të pirë kafe dy me shokët e tij.

    Por të riut nga Prishtina me inicialet Sh.B takimi me dy shokët e tij nuk i shkoi ashtu  siç e kishte planifikuar.

    Kjo, për shkak pasi që i njëjti nga vendi ku e parkuan veturën doli me dorë të thyer.

    Ai po pretendon se këtë ia bërë një zyrtar policor, i cili ruante objektin e Administratës Tatimore të Kosovës,  në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

    E, gjithë ngjarja kishte nisur për shkak të një parkingu, pasi që zyrtari policor nuk i lejoi të njëjtit ta parkojnë veturën afër këtij objekti, shkruan Front Online.

    Sh.B pretendon se dora e tij është thyer nga ky zyrtar i policisë vetëm pasi që ky i ka thënë policit që nuk mund t’ia marr telefonin.

    Sh.B kishte lëshuar telefonin që të incizojë gjithë komunikimin me policin, pasi që thotë se sjellja e policit dhe komunikimi me të ka qenë arrogant.

    Lexoni më gjerësisht:

    Qytetarit i thyhet dora nga zyrtari policor i Kosovës për një parking

     

     

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.