Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Gashi, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka adresuar kritika kundrejt kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotin, për mënyrën se si është arritur marrëveshja.
Gashi e ka vlerësuar Hotin si, siç e quan ai, “të pafuqishëm politikisht”, për ta arritur të siguronte njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë përgjatë takimit për arritjen e marrëveshjes finale në Uashington.
Ai tutje ka kontestuar edhe sfondin historik të marrëveshjes, duke thënë se “takimi historik ka vetëm një bazë reference se pse duhet quajtur historik: sepse është mbajtur në prezencë të presidentit Trump”.
Reagimi i plotë:
NJOHJA, ËSHTË GJITHCKA PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS!
( “S’jemi marr vesh për asgjë, nëse s’jemi marr vesh përgjithcka…njohjen reciproke”
Takimi i Uashingtonit, i paraparë të mbehet më 27 shtatore, e që u ndërpre për arsye të ndërhyrjes politike të evropianve përmes Gjykatës Speciale, u realizua më 4 shtator porse, në format dhe përmbajtje ndryshe nga ajo që ishte menduar dhe pritur më 27 shtator. Në kontekst, Uashingtoni ma solli në memorie Rambujen dhe pikrisht ish kryeministrin e Serbisë, Milutinoviqin i cili, e vështirësonte me vetëdije negociimin në mungës të kompetencës dhe përgjegjesisë ku për gjithcka, atij i duhej ta pyeste Milosheviqin në Beograd. Edhe pse krahasimi apo shembulli nuk tingëllon i mirë e as nuk do të doja të ngre paralele. Në takimin e Uashingtonit, kryeministri ynë Hoti, për secilën “fjali apo presje”, më duket se i është dashur të merrte miratimin e Prishtinës përmes telefonit! Hoti, e ka treguar pafuqin e tij dhe lojalitetin e pakontrolluar, duke u munduar që pafuqinë e brendshme politike ta kamoflojë me lojalitet të pakontrolluar në shtëpinë e bardhë.
S’ka dilem se tashmë në bazë të informatave që posedojm nga Brenda, drafti i marrëveshjes është reduktuar në një pikë e cila, mbase e rrezikoj takimin e 27 qershorit. Ajo, ishte pika e 10-të ku fliste për njohje reciproke, gjegjësisht, zotimin e Presidentit serb Vuqiq se, do të njihte Kosovën.
Mos të harrojm! Udhëheqësi i Rambujes (pala kosovare)Hashim Thaqi në kushte edhe me të pa favorshme politike e ushtarake në Rambuje me këmbëngulje nxori të drejtën për referendum!
Kryeministri Hoti, është kryeministër i Republikës së Kosovës, pavarsishtë mënyrës se s’i i ka ardhur rendi që të jetë në atë posit ( dikush thotë falë paaftesisë së Ises, e dikush falë Hashim Thaqit). Dikush e ka qujtur menagjer të mirë, dhe këtu pajtohem sepse i kishte të kryera të gjitha! Madje, nëse e dëgjoni presidentin Trump, i referohet në një moment s’I “President” sepse, në shkresë e ka pasur “presidentin Thaci”, dhe mbase edhe atë është dashur të diskutohet me 27 qershor.
Pika e 10-të, z. kryeministër Hoti, nuk është vendosur në draft, ajo vetëm është hequr sepse, më 27 qershor, është pritur që ta merr epilogun e saj në Uashington. Sa për menagjim tëndin z. Hoti, e them me përgjegjsi se takimi kishte dështuar, ende pa u përfunduar! Akoma më tej, edhe nënshkrimi i presidentit Trump!
Masandej, ishte e trupshme ta dëgjojmë një kryeministër të përgjigjej në pyetjen e gazetarit se, “A je konsultuar me Presidentin gjatë qëndrimit në Washington…!”
Hoti, gënjeu ! Ai tha se “konsultohem me të gjithë” duke u friksuar që t’ia permendëte emrin presidentit Thaqi!
Nuk pati takim historik
Mosmirënjohes dhe i pa ndershem! Pak, kjo e rëndësishme karshi zhvillimeve në Washington! Prandaj, i ashtuquajturi takim historik në Uashington, ka vetëm një bazë reference se pse duhet quajtur “historik”: sepse, është mbajtur në prezencë të presidentit Trump, dhe natyrshëm se ka rendësinë dhe imazhin historik. Në përmbajtje, s’ka asgjë historike derisa mungon njohja! Pra, historia është venitur me vendim politik të Gjykatës Speciale, duke ndrëprerë rrugëtimin e presidentit Thaci, pikrisht për të bërë historinë e re të Kosovës, por edhe të Ballkanit.
Pikat e tjera të përmbajtjes së “marrveshjes” e cila nuk ka karakter ndërkombetar, janë strategjike për politiken e jashtme amerikane, por edhe fitimprurese afatgjatë mundë të jenë për të dy vendet: Kosovën dhe Serbinë, por vetëm nëse ka njohje! Në përmbajtje, mund të themi se më shumë përfiton Serbia se sa Kosova, por në qellimin amerikanë ka një strategji që nuk është e dëmshme për Kosovën: mbase e ardhmja është e mirë për të dya vendet së bashku!
Hoti, me paaftësi dhe servilizem të pa menaxhuar e ka shkelur kushtetutën në pikën për moratorium dhe kjo s’është dashur të ndodhe. Negociusi, siq ka ndodhur në të kaluare në fund do të thotë se ju e keni bërë, s’na keni informuar dhe keni pranuar bllanko etj.
Po ashtu, 4 pika janë diskutabile: Ujmani, moratoriumi, shëngeni dhe dalja në detë e Serbisë! Do t’ isha pajtuar sikur, do të ishte edhe pika 10 në draft, por ajo fatkeqësisht është hequr, prandaj jemi të detyruar të mos pajtohemi me të gjitha!
“Evroballkanasit” peng të Rusisë
Ku është problemi në këtë mesele!? Evropianët si zakonisht, nuk deshirojnë që ky problem politik të përmbyllet me ndërmjetësim amerikan. Vetë janë të pafuqishem për shkak të interesave gjopolitike dhe ekonomike të ndërvarsisë së tyre nga Rusia. As Gjermania, e që për te sikur artieret e njeriut me gjak jan te vlefshme gypat e gazit të Rusisë dhe po kështu as Franca, nuk janë në gjendje ta bindin Serbinë për njohje të Kosovës. Edhe më keq: Evropës i prish punë se ku vendoset ambasada e Kosovës në Telaviv apo në Jerusalem, deri sa marrveshjen për energji e cilëson jo të përshtatshme sepse Serbinë dhe Kosoven i largon nga rruga e Rusisë. Këta, janë tregues të qartë se Rusia e ka ndikimin e saj të fuqishëm në Evropë, dhe jo rastësisht, Rusia ka tentuar vazhdimisht ta shtrijë ndikimin edhe në Ballkan, dhe sidomos Serbi e Kosovë.
Për më keq, kemi edhe “evropianët tanë” në Kosovë! Për shembull: në qeverisjen Kurti, e cila e perzuri konsorciumin Global për Kosoven e Re, nuk ishte qëllimi të kontrata por të permbajtja. E para, që një komapni amerikane të hiqej nga Kosova, dhe e dyta, përmes largimit kundërkushteve të kontratës të perfitojnë njerëzit e Albin Kurtit dhe ai vetë sikur me rastin “Posta” ku i dhanë përmbarusit të vetë disa miliona euro. Por, a kishte qëllim tjetër ? Po: t’i mundësohet Gaspromit Rus të hyjë në Kosovë përmes lidhjeve të Haki Abazit.