Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli i cili njoftoi për grantin prej 100 mijë euro të cilin e kishte përfituar vëllai i deputetës së VV-së Fitore Pacolli, ka dal sot me një video të re, ku njofton për një grant të ri, që sipas tij, deputetja ia ka ndarë dajës së saj.
Pacolli thotë se Sylejman Islami është daja i deputetes, Fitore Pacolli i cili është përfitues i grantit të 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësise.
Pacolli ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës të hetoj këtë rast.