×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zyrtari i lartë katalanas akuzon Spanjën: Më kanë përgjuar telefonin

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Një politikan kryesor pro-pavarësisë katalanase ka akuzuar qeverinë spanjolle për përgjim në celularin e tij.

    Roger Torrent, kryetari i parlamentit Katalanas, foli pasi detajet e spiunazhit të pretenduar u zbuluan në një hetim të përbashkët nga gazetat Guardian dhe El Pais.

    Torrent tha që ishte provë e “spiunimit kundër kundërshtarëve politikë” në Spanjë. Nga ana tjetër, Madridi i ka mohuar akuzat.

    Gazetat Guardian dhe El Pais raportuan se Torrent ishte paralajmëruar se telefoni i tij ishte në shënjestër vitin e kaluar duke përdorur Pegasus, një mjet përgjimi të krijuar nga Izraeli.

    Prodhuesit e mjetit thonë se  u shitet vetëm qeverive për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët.

    Duke folur të martën, Torrent bëri thirrje për një hetim të plotë mbi atë që ndodhi.

    “Kjo është hera e parë që ne kemi konfirmim konkret të asaj që shumë prej nesh e dinin dhe ishin duke e mohuar … Ne e dinim se praktikat e paligjshme po drejtoheshin kundër kauzës së pavarësisë. Tani kemi prova të caktuara,” tha ai.

    Zyra e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez mohoi akuzat.

    Një zëdhënëse i tha agjencisë së lajmeve AFP se qeveria nuk ishte në dijeni se Torrent dhe një ish-ligjvënës katalunas “kishin qenë nënshtruar një sulmi hakerimi përmes telefonave të tyre celular”.

    “Në Spanjë, çdo ndërhyrje në lidhje me një telefon celular bëhet gjithnjë me ligj,” tha ajo.

    Përpjekja e Katalonjës për pavarësi e kanë zhytur Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në 40 vjet. Rajoni e kishte pezulluar autonominë  për gati shtatë muaj nga Madridi pas një përpjekje të dështuar për t’u shkëputur në 2017-ën.

    Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Supreme e Spanjës dënoi nëntë politikanë dhe aktivistë katalanas me burgim për kërkesën për pavarësi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.