Zyrtari financiar i ndërmarrjes “Trepça” ka dal pozitiv në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re”, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Hysen Vrajolli.
Vrajolli ka treguar se edhe ai e ka bërë testin për Covid-19 dhe është në pritje të rezultatit.
“Edhe unë jam testuar për Covid-19 dhe jam në pritje të rezultatit”, ka thënë Vrajolli.