Shpetim Duro nuk do të jetë trajner i FC Suharekës.
Kështu është bërë e ditur, përmes një njoftimi zyrtar nga FC Suhareka.
Klubi ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro.
Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në rradhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: