×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Interi zgjat bashkëpunimin me Kristjan Asllanin deri në vitin 2028

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Inter përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

    Sipas kontratës së re, ylli i kombëtares kuqezi do të mbetet pjesë e zikaltërve deri në vitin 2028, ndërsa ky lajm na bën me dije se sa shumë e vlerësojnë atë drejtuesit e klubit italian.

    Më herët ishte raportuar nga mediat spanjolle se për Asllanin interesim konkret ka shprehur PSG-ja, megjithatë, këto raportime dalin të jenë të pavërteta.

    22-vjeçari ishte bërë pjesë e Interit në korrik të vitit të kaluar për shumën e 10 milionë eurove nga Empoli.

    Në total deri më tani ai ka zhvilluar 64 ndeshje me fanellën e ‘Nerazzurrëve’ duke arritur që të shënojë një gol dhe të dhurojë dy asistime.

    Së fundmi ai u paraqit nga minuta e parë për Interin në duelin që ata e zhvilluan ndaj Monzës e që përfundoi me barazim 1-1.

     

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport16 Shtator 2024
    Ilir Krasniqi ditë më parë u zyrtarizua tek skuadra ukrainase Kolos Kovalivka. Teksa sot ka luajtur ndeshjen e parë me ekipin e...
    Sport16 Shtator 2024
    Manchester United po bëhet gati për t’i ofruar njërit prej yjeve të ekipit një kontratë të re pasi ai ka shkëlqyer deri...
    Sport16 Shtator 2024
    Në fundjavë filloi edicioni i ri i ProCredit Superliga në basketbollin kosovar. E sipas Federatës së Basketbollit, Proton Cable Prizreni fitoi ndaj...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, po vlerëson se është për keqardhje sesi njerëzit komentojnë se Qeveria Kurti, i mundësoi...
    Kronika16 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në Mitrovicë – Prishtinë, ka lënë të lënduar një këmbësore. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake...
    Sport16 Shtator 2024
    Manchester United po bëhet gati për t’i ofruar njërit prej yjeve të ekipit një kontratë të re pasi ai ka shkëlqyer deri...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Puna e SPAK-ut, është një sinjal pozitiv për investitorët e huaj që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Kështu u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.