Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq është dënuar me një ndeshje mos-lojë pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës ndaj Parmës.
Komisioni Disiplinor ka vendosur që sulmuesi veteran të dënohet me një ndeshje dhe me një gjobë prej pesë mijë euro, shkruan FrontOnline.
Pas një incidenti me futbollistin e Parmës, Ibrahimoviqi ishte përjashtuar nga kjo ndeshje.
Kjo ndodhi në ndeshjen ku Milani fitoi ndaj Parmës në “Ennio Tardini.
Ibrahimoviqi pritet të apelojë për këtë vendim.
Në bazë të këtij pezullimi, Ibrahimoviqi do t’i mungojë Milanit në ndeshjen e ardhshme ndaj Genoas./FrontOnline/