Florentino Perez edhe zyrtarisht është rizgjedhur president i Real Madridit deri në vitin 2025.
74-vjeçari u konfirmua si fitues i zgjedhjeve të thirrura nga klubi madrilenë javën e kaluar, shkruan FrontOnline.
Perez është president i Real Madridit që 12 vite që prej largimit të Ramon Calderonit në qershor të vitit 2009.
Nën epokën e Perezit, Real Madridi fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve.
“Bordi zgjedhor, duke e parë vetëm një kandidat për president, e rizgjedh Florentino Perezin si president të Real Madridit”, thuhet në njoftim./FrontOnline/