×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Arbër Bytyqi i bashkohet Llapit

    FrontOnline
    12 Janar 2023

    Llapi ka vazhduar me përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton FronrOnline.

    Klubi llapjan ka prezantuar mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqin.

    19-vjeçari vie te Llapi pas eksperiencës te Tirana në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka luajtur edhe për Lirinë e Prizrenit dhe Laçin.

    Bytyqi ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën llapjane, derisa ai është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina.

    Njoftimi i plotë nga Llapi:

    “Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin.

    KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana.

    Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni.

    Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.

    Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.

    Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit tonë arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.

    Falënderojmë drejtuesit e klubit të Tiranës për bashkëpunimin dhe realizimin e transferit të Arbër Bytyqit tek KF Llapi.

    Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16″./FrontOnline/

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.