×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrapi: Thaçi nuk ka pasur rol në mbikëqyrjen e punës së Gjykatës Ushtarake

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka vazhduar dëshminë në Hagë. Ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Gjatë dëshmisë së tij, Zyrapi deklaroi se nuk e ka parë Hashim Thaçin në Kosovë që nga nëntori ose dhjetori i `98-ës deri në kohën kur është kthyer nga Rambujeja.

    Sipas tij, gjatë kësaj kohe Thaçi ka qenë duke u përgatitur për takimet ndërkombëtare. Dëshmitari Zyrapi tha se Drejtoria Politike merrej me aspekte ndërkombëtare dhe politike, ndërsa ajo ushtarake kishte të bënte vetëm me çështje ushtarake.

    Bislim Zyrapi në ditën e katërtë të dëshmisë vazhdoi t’i përgjigjet pyetjeve te avokatit të Hashim Thaçit, lidhur me ecurinë e luftës në Kosovë, përfshi pyetje konkrete lidhur me funksionin e tij dhe të Hashim Thaçit përgjatë kësaj periudhe.

    Avokati Lluka Mishetiq pyeti Zyrapin rreth komandës së shtabit të përgjithshëm.

    Me sa kuptova nga dëshmia juaj, merrnit urdhër nga Azem Syla?, ka pyetur Mishetiq.

    Zyrapi është përgjigjur se: “Kur ka qenë brenda, por jo çdo herë”.

    Më tej pyetjet e avokatit të Thaçit u fokusuan te riorganizimi i UÇK-së në nëntor të vitit 1998.

    A e di ju se ku ishte z. Thaçi jashtë Kosovës nga nëntori 98- deri në mars 99?

    “Ka qenë jashtë në Shqipëri dhe ka pasur bisedimet ndërkombëtare për Rambuje e cila u mbajt pastaj edhe në shkurt”, është përgjigjur Zyrapi.

    Në pyetjet e avokatit rreth Shtabit të Përgjithshëm në dëshminë e tij Zyrapi theksoi se grupi politik merrej me negociata dhe nuk përfshihej në çështjet ushtarake, derisa Mishetiq e pyeti për komunikim me komandantët e zonave kur kishte hyrë në Kosovë.

    “Vështirë ka qenë të komunikohet, përveçse nëse kemi shkuar, kam shkuar në atë zonë ose ai ka ardhur kah Shtabi, e që kemi mundur të takohemi se ka qenë e vështirë. Nuk kemi pas një komunikim në mënyrë komunikuese në telefon ose?unë personalisht po foli, as me radio-lidhje, po kam mundur vetëm fizikisht të takohem me ta”, ka thënë Zyrapi.

    Avokati i Hashim Thaçit gjatë seancës ndaloi në një çështje, ku një dëshmitar serb kishte dhënë dëshmi publikisht në ish Tribunalin e Hagës, ku kishte deklaruar se sigurimi serb në atë kohë kishte rreth 200 burime brenda UÇK-së.

    Mishtetiq: A keni qenë në dijeni se në UÇK kishte kolaboracionist?

    Zyrapi, “në atë gjatë ristrukturimit edhe para saj popullata edhe probleme kemi pas me to, disa fshatra janë vesh si polic lokal sidomos në zonën e Dukagjinit dhe më vonë nuk di me tutje” .

    Ish Shefi i shtabit të UÇK-së deklaroi se deri në vitin 1998 në UÇK, nuk ka pasur gjykatë ushtarake, derisa shpjegoi disa urdhëresa të cilat sipas tij janë lëshuar për mungesë të disiplinës, të cilat kanë ardhur si pasojë e ankesa në kohën e armëpushimit, por në kontakt me ndërkombëtarët që të disiplinoheshin ushtarët derisa shtoi se kishte grup të cilat nuk ishin në komandë dhe të ndalohej sjellja e tyre në krye ne vete./RTK

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Mbi 200 muzikantë nga Filharmonia e Kosovës, Kori i Operës së Kosovës dhe Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar mbrëmjen e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Pas dorëheqjes nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, deklarohet duke potencuar se një nga arsyet e kësaj dorëheqje...
    Lajme07 Korrik 2024
    Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të...
    Të tjera
    Kronika07 Korrik 2024
    Policia ka ndaluar veturën  me targa vendore ku gjendeshin tre burra dhe gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar 15.08...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, thotë se me mos funksionimin e Kontratës Kolektive, punëtorëve po u pamundësohen shumë të drejta që...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ndonëse në fund të qershorit Qeveria e Kosovës ndaloi përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore, një gjë e tillë...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër...
    Kronika07 Korrik 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 1 mijë 780 gjoba trafiku. Ndërkaq 25 aksidente me të lënduar janë regjistruar...
    Lajme07 Korrik 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, thotë për Front Online se Kontrata Kolektive është dashur të negocitohet, në mënyrë që punëtorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.