×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra BE’së: Po e përcjellim nga afër rastin e arrestimit të dy kosovarëve nga Serbia

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, po i monitoron nga afër zhvillimet rreth arrestimit të dy kosovarëve në Serbi. Ata kërkojnë nga autoritetet kosovare dhe serbe të bashkëpunojnë lidhur me këtë rast.

    Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani të dielën për shkak të mjegullës së dendur, kanë humbur rrugën dhe kanë kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë.

    Ata janë arrestuar në fshatin Mirovc, afër pikëkalimit kufitar në Merdare, nga autoritetet serbe, e më pas janë dërguar në mbajtje.

    Policia në Podujevë ka njoftuar se Berat Mexhuani është liruar, ndërkaq ndaj Blerim Maqastenës është vendosur masa e paraburgimit prej një muaji, me mundësi vazhdimi.

    Kjo për shkak se asamblistit të PSD’së në Podujevë, i është gjetur një armë zjarri, me leje të Kosovës.

    “Po, Berat Mexhuani është liruar, kurse Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”, ka deklaruar Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Isak Ejupi.

    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka deklaruar për Gazetën Express se po i përcjell nga afër zhvillimet rreth arrestimit të dy kosovarëve në Serbi.

    Në përgjigjen zyrës së BE’së thuhet se autoritetet kosovare dhe serbe duhet të bashkëpunojnë ngushtë lidhur me këtë rast.

    “Ne jemi në dijeni për qytetaret e Kosovës të arrestuar gjatë fundjavës, dhe jemi duke i vëzhguar nga afër zhvillimet. Autoritetet gjyqësore në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me marrëveshjet e dialogut për procesimin dhe hetimin e mëtejmë të krimeve të dyshuara”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE’së në Kosovë.

    Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot gjatë ditës ka deklaruar se zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd po i ndjek procedurat dhe shumë shpejtë do të ketë informacione më të detajuara.

    “Është me rëndësi të mos bëhen përgjithësime sa herë të ndodhin gjëra të tilla. Jemi marrë me atë çështje. Për këtë të fundit Zyra jonë ndërlidhëse në Beograd i ka ndjekur procedurat dhe i ka dërguar informacionet për dy qytetarët e Kosovës që janë arrestuar gjoja në pjesën serbe dhe besoj që shumë shpejt do të kemi informata më të detajuara. Jemi duke i ndjekur rrugët tona zyrtare përmes Zyrës ndërlidhëse në bashkëpunim edhe me partnerët tanë”, ka deklaruar Hoti.

    Policia e Kosovës ka deklaruar për Express se në momentin e marrjes së informatës për arrestimin e dy kosovarëve në Serbi, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke kontaktuar me shtetin fqinj.

    “Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afer fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serb, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate ka reaguar për arrestimin e dy kosovarëve nga autoritetet serbe.

    Në reagimin e MPJD’së thuhet se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd është parashtruar kërkesë në Zyrën e Bashkimit Europian në Serbi në lidhje me vonesën në sqarimin e këtij rasti.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, që nga pranimi i lajmit për arrestimin nga policia serbe të dy shtetasve kosovarë në fshatin Mirovc, afër pikë-kalimit kufitar Merdare, është angazhuar në vazhdimësi për të marrë informacion në lidhje me këtë rast. Përkundër kërkesave të vazhdueshme të bëra përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, pala serbe ka vonuar informacionin zyrtar. MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka ngritur shqetësimet dhe parashtruar ankesë tek Zyra e Bashkimit Europian në Serbi, në lidhje me vonesën në sqarimin e këtij rasti”, thuhet në reagimin e MPJD’së.

    “Kjo është edhe një dëshmi e radhës, që në raport me shtetin e Kosovës, Serbia nuk tregohet bashkëpunuese, në vazhdimësi bënë provokime dhe tregohet se në realitet nuk është e interesuar për dialog dhe fqinjësi të mirë. Në dialogun e Brukselit, janë vendosur kanale zyrtare të bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të dy shteteve, përfshirë edhe ndihmën e ndërsjellë juridike, të cilat Serbia po i shkelë në kontinuitet”, thuhet ne reagim.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e...
    Lajme15 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosja para se të vinte në pushtet kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit. Kanë mbetur...
    Lajme15 Shtator 2024
    15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Sot është Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku...
    Sport14 Shtator 2024
    Real Madridi arriti të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke mposhtur me rezultat 2-0 Real Sociedadin. Megjithatë, trajneri Carlo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.