Zvicra e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu ka thënë Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë.
Zvicra është mbështetëse e liberalizimit të vizave. Ne pajtohemi me konkluzionet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, i cili konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet.
Sidoqoftë, për mua është me rëndësi të theksoj se angazhimi për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar duhet të mbetet serioz dhe se qeveria nuk duhet të mjaftohet me sukseset e arritura deri tani. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për shembull, Instituti i Bazelit për Qeverisjen e Mirë do të kontribuojë përmes projektit SAEK mbështetje për përpjekjet antikorrupsion në Kosovë) të zbatuar nga UNDP për konfiskimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura”, tha ai për Indeksonline.