×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Hoti duhej të shkonte në Uashington

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka folur për akuzat për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Harxhi tha se çështja e Kosovës nuk duhet të krahasohet fatin e individëve, ndërsa shtoi se Kosova po përballet me një nga situatat më të vështira.

    Ajo shtoi se Bashkimi Evropian ka dështuar për dhënien e vizave në Kosovë dhe vazhdon të tregojë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret.

    Harxhi u shpreh se nuk ka pasur vullnet politik dhe se ka një ndarje të madhe politike për fatin e Kosovës.

    “Çështja e Kosovës nuk është çështje e individëve. Ashtu siç nuk e kemi lidhur më parë me Ramush Haradinaj apo ushtarëve të tjerë që kanë shkuar në Hagë. Nuk duhet të krahasojmë çështjen e Kosovës me fatin e individëve. Për momentin që po kalojmë imazhi i Kosovës është cenuar, por edhe imazhi i Presidentit të Kosovë sepse është institucion”, tha Harxhi për Abcnews.

    “Besoj që të dy janë në kohë për të gëzuar karrierë politike pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Nëse do të kishim konfirmim të akuzës mendoj që do të duhet të japë dorëheqjen. Por situata politike në Kosovë do të vështirësohej. Duhet të kalojmë përtej individit këtë rast, sepse Kosova është më e rëndësishme. Kosova sot është në një nga ditët më të vështira.Ne duhet ta shohim çështjen me vërtetësinë e saj. Serbia është faktorizuar mjaft. Kjo për shumë arsye sepse ne shqiptarët kemi harruar çështjen e Kosovës, pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Shqipëria nuk do të jetë shtet funksional”.

    E dyta e diplomacisë shqiptare gjatë intervistës tha për gazetarin Endri Xhafo, se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nuk duhet të kishte anuluar pjesëmarrjen në Washington.

    “Mendoj që Kryeministri Hoti duhet të kishte marrë pjesë në Uashington, pavarësisht problemeve të brendshme. Të paktën ai duhet të ishte atje, sepse mund të ishte një tjetër fitore për Kosovën. Kam informacion që vendimi i tij ka qenë i konsultuar.Besoj që Samiti i Parisit mund të mbahet, por pres që amerikanet të japin një datë tjetër, në momentin që do të qartësohet në Prishtinë se çfarë do të ndodhë me institucionin e Presidentit. Dy takimet nuk mu duken komplomentare, por dolën që ishin të dakordësuar me njëra-tjetrën”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi këtë të hënë se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.