-->
×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ZRRE-ja pranon të shqyrtojë kërkesën e KEDS-it dhe KESCO-s për rritjen e çmimit të energjisë

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2021

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se ka pranuar të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrik.

    Krejt kjo për të reflektuar çmimet e ngritura të importit si pasojë e krizës globale të çmimeve të energjisë, me kërkesë të KEDS-it dhe KESCO-s.

    Kësisoj, gjatë këtij procesi ajo do të shqyrtojë aplikacionet e të licencuarve, duke vlerësuar nevojën për vazhdim të furnizimit me energji elektrike, rritjen e efiçiencës së konsumit dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve.

    “Kjo rezulton në rritjen e nevojës për blerje të energjisë me shumicë për mbulimin e konsumit dhe nevojat e rrjetit. Duke qenë se prodhimi vendor nuk mund të plotësojë të gjithë kërkesën për energji elektrike, paraqitet nevoja për import, që do të tejkalojë sasitë e lejuara nga ZRRE gjatë shqyrtimit të rregullt tarifor. Importi shtesë paraqet edhe kosto shtesë për operatorët, të cilat nuk janë parashikuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2021”, thuhet në njoftim.

    ZRRE ka njoftuar se në kuadër të këtij procesi do të bëjë analiza dhe kalkulime të bazuara në të dhënat e disponueshme dhe do të analizojë të gjitha rrethanat e krijuara në sektorin e energjisë në lidhje me kostot e sistemit si dhe në lidhje me menaxhimin e sigurisë së furnizimit. Paralelisht do të analizohet edhe mundësia e rishikimit të strukturës së tarifave me pakicë të energjisë elektrike, ku do të shihet mundësia e aplikimit të mekanizmave tjerë për përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe të menaxhimit të kërkesës.

    “ZRRE do të sigurohet që shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave të i nënshtrohet konsultimit me konsumatorët, kompanitë e licencuara, qeverinë dhe palët e tjera të interesit për të siguruar gjithpërfshirje, transparencë dhe mbrojtje të interesave të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Janar 2025
    Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë po vazhdon të rëndojë mbi qytetarët dhe po ngjallë shqetësime për mungesën e strategjive afatgjata...
    Ekonomi17 Janar 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar 25 vjetorin e themelimit. Në shënimin e përvjetorit të 25-të, u tha se ATK ka...
    Ekonomi17 Janar 2025
    Banka Botërore njoftoi se bordi i i drejtorëve ekzekutivë ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë në vlerë...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet Elmi Reçica, ka shkruar rreth ka ujëmbledhësit të Jezercit. Ai u shpreh se ka kërkuar nga Qeveria...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me qytetarët në Krushë të Madhe, ka theksuar se partia...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti takim sot me banorët e Rekës së Keqe në Gjakovë. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir...
    Vip25 Janar 2025
    Reperi amerikan, DJ Unk, ka vdekur në moshën 42-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar bashkëshortja e të ndjerit, Sherkita...
    Sport25 Janar 2025
    Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i ka adresuar lajmet që klubi i tij ka shpenzuar sërish shumë në afatin kalimtar të...
    Lajme25 Janar 2025
    Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka folur për kushtet që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë në Hagë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.