×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën

    FrontOnline
    17 Janar 2025

    Banka Botërore njoftoi se bordi i i drejtorëve ekzekutivë ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë në vlerë totale prej 89.7 milionë dollarë (87.2 milionë euro) që synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat.

    Banka Botërore do të mbështesë Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar, me vlerë 52 milionë dollarë, dhe Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me vlerë 37.7 milionë dollarë përmes kredisë koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), tha huadhënësi global në një deklaratë për shtyp të enjten.

    Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon të rrisë stabilitetin financiar dhe përfshirjen në Kosovë përmes forcimit të kapaciteteve të fondit të sigurimit të depozitave, financimit të firmave të pashërbyera dhe katalizimit të pagesave më të shpejta. Projekti do të forcojë mjedisin financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndarë kapital për garanci kredie përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive, duke tërhequr potencialisht afro 200 milionë dollarë në investime të sektorit privat, thuhet në njoftim.

    Projekti do të ndihmojë gjithashtu ministrinë e financave, punës dhe transfereve të Kosovës në krijimin e një Banke Kombëtare për Zhvillim, e cila do të financojë projekte zhvillimore që përputhen me prioritetet e qeverisë.

    Projekti i dytë, TTFP 2.0, do të financojë infrastrukturën dhe sistemet e TI-së për të ulur kostot tregtare dhe për të rritur efikasitetin e transportit, duke rritur tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje. Projekti do të implementojë sisteme të tarifave elektronike në rrugët kyçe dhe do të rrisë sigurinë në 21 vendkalime hekurudhore dhe një pjesë rrugore me rrezik të lartë në Kosovë.

    “Përqendrimi në përmirësimin e qasjes në financa për firmat dhe lehtësimi i lidhjes është një faktor kyç për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, dhe do të sjellë përfitime të qarta për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në një deklaratë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.