×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zotëria i Parë në detyrë” i shkruan Haradinajt: Krimet Kibernetike ta zbulojnë rrjedhën e informatave

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Publikimi i një komunikimi elektronik zyrtar nga portali “Front Online” mes Prindon Sadriut, bashkëshort i ushtrueses së detyrës së presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është pjesë e stafit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, vetëm sa ka ndezur “fitilin e luftës” mes dy protagonistëve.

    Sipas komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, të cilat i publikoi dje portali Front Online, Sadriu i kishte kujtuar shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës.

    Pas rrjedhjes së këtij komunikimi, bashkëshorti i u.d të presidentes, i cili i ishte referuar vetes si “Zotëriu i Parë në Detyrë”, dje i ka shkruar e-mail zyrtar ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, Stublla, nga e cila  kërkon që të merren masa për siç ka thënë ai, komunikimin tendencioz të rrjedhë në medie për qëllime të caktuara.

    “Kërkoj nga ju që kjo çështje të adresohet zyrtarisht në Agjencinë Shtetërore të Informacionit (ASHI) për të sqaruar shkeljen e rëndë, duke publikuar korrespodenca të brendshme, të cilat jo vetëm që bien ndesh me rregulloren e MPJ-së për komunikim të jashtëm, por mund të bien ndesh edhe me Ligjin 03/L 172 për mbrojtje të dhënave personale”, ka shkruar mes tjerash Sadriu, në komunikimin që e posedon Front Online.

    Sipas tij, ASHI dhe nëse duhet edhe Departamenti për krime kibernetike i Policisë së Kosovës ka mekanizma dhe përvojë të duhur që përmes forenzikës të sqarojë se kush e ka bërë këtë shkelje të supozuar ligjore. “Një sjellje e tillë duke lëshuar informata dhe korrespodenca të brendshme është shumë e dëmshme për institucionin”, ka potencuar ai.

    /Front Online/

    Burri i Vjosa Osmanit shpik një funksion të ri zyrtar- “Zotëria i Parë në Detyrë” (Dokument)

    Gjergj Dedaj akuzon bashkëshortin e Osmanit: Është i përfshirë në proces elektoral, të premten nuk shkon në punë (Dokument)

    Sadriu akuzon Dedajn: Nuk po e shpërndani punën e Presidentes në Maqedoninë e Veriut

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.