Anëtari i Vetëvendosjes Avni Zogiani ka kërkuar që policia dhe prokuroria të nisin sa më parë hetimet për privatizimin në vend. Sipas tij, privatizimi ka qenë një nga burimet kryesore të kriminalizimit të politikës.
“Jemi duke folur për 20 vjet, privatizimi pothuajse ka fillu menjëherë pas lufte. Dhjetëra-qindra raste të cilat duhet hetuar, por përveç hetimit parlamentar duhet hetuar nëpërmjet rrugëve normale të hetuesisë, polici, prokurori”, thotë Zogiani.
Aksham pazari i AKP-së/ 30 mijë hektarë tokë u shitën për 99 milionë euro
Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani”, Zogiani thotë se privatizimi duhet të ketë një hetim të mirëfillt.
“Privatizimi ka qenë një nga disa burimet kryesore për kriminalizimin e politikës’, shtoi ai.