×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Me 10 vota për dhe 1 abstenim, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) e kane rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

    Si abstenim u konsiderua vota e anëtares Andrija Miletiq, që nuk mundi të votonte për shkak se mbledhjen e ndoqi online, derisa procesi ishte i mbyllur.

    Mandati i Zogajt është trevjeçar.

    Në mbledhjen e KGJK-së e cila është mbajtur të enjten, Zogaj iu është drejtuar anëtarëve të KGJK-së me një fjalim, në të cilin ka folur për të arriturat si dhe vizionin e tij për të ardhmen e këtij institucioni.

    Ai ka thënë se faza e dytë e reformës në drejtësi ka përfunduar, ndërsa theksoi se KGJK-ja, ka qenë nxitëse për bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Prokurorial.

    “Duhet të punojmë në efikasitetin e sistemit gjyqësor në cilësinë e vendimarrjes së shërbimeve dhe ndërtimin e besimit të publikut. Reforma në drejtësi ka qenë objekti kryesorë,  kemi implementuar 12 masa nga 13 në agjendën evropiane. KGJK-ja ka qenë nxitëse me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Prokurorial për bashkëpunim, shpresojmë të hapet rruga për reformë duke përmbushur një pjesë në kuptimin nacional. Kemi dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe jemi në fazën e hartimit të drafkodit të procedurës penale”, tha Zogaj.

    Ajo se çka mbetet sfiduese te Gjykatat, sipas Zogajt është siguria nëpër Gjykata e që thekson se nuk është në nivelin e duhur.

    “Sfiduese mbetet siguria në Gjykata dhe duhet angazhim. Investimet nuk janë në nivelin e duhur”, ka thënë ai.

    “Të rritet transparenca duhet të pasqyrojmë më shumë punë japim idenë që brenda pak kohe të themelohet dhe publikohet çdo javë gjyqësori në javë apo dy javë.  Të punojmë me akademinë e gjyqësorit, të promovohet vlera e raportimit në KGJK. Do të duhet me punu në qasjen në drejtësi, do të promovojmë fushata informuese, ta paguajmë posten 600 e 1 milionë euro në vit, kjo kosto pritet të ulët”, ka thënë Zogaj.

    Tutje, Zogaj kërkoi bashkëpunim më të gjitha institucionet.

    “Sistemi gjyqësor ka në dimension avancimin e sundimit të ligjit, një prej çështjeve me të cilën do të merrem është bashkëpunimi. me institucione ndërkombëtare dhe vendore jo me bojkot.  Gjyqësorin e mbështesin duke e vlerësuar jemi të vetëm në nivel rajonal që e kemi bërë punën vetëm”, u shpreh ai.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka përshëndetur punimet e Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionales Socialiste përmes një video mesazhi, teksa ka...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u ka premtuar dy familjeve në Shtërcp renovimin e shtëpive në Shtërpc, komunë kjo u...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Izmir. “Izmiri, nuk është aspak i...
    Të tjera
    Sport06 Korrik 2024
    Kanë përfunduar 120 minuta lojë në ndeshjen Angli – Zvicër. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 2, me fituesin që do të përcaktohet...
    Lajme06 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka takuar pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave...
    Lajme06 Korrik 2024
    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje...
    Sport06 Korrik 2024
    Teksa nuk kaloi as një minutë pas golit të Breel Embolos, Anglia ka reaguar menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1. Ishte Bukayo...
    Lajme06 Korrik 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren rreth pasditen e së shtunës, ku një automjet ka goditur një biçiklist. Vesel Gashi,...
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.