×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri te Kosova A, KEK: Blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim pas pamjeve që publikoi deputeti i PDK’së, Ferat Shala, i cili tha se në Termocentralin Kosova A, ka eksploduar kazani.

    Nga KEK kanë thënë se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A dhe se blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

    Në njoftim thuhet se zjarri ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe se i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

    “Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit. Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë”, thuhet në njoftim.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHBA-së, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kreeejt sytë n’to!! Ky është momenti ideal për të përfituar nga SUPER ofertat. dhe për të kaluar në pakot Supreme apo Premium...
    Të tjera
    Vip18 Tetor 2024
    Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction, Liam Payne, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë të premten se Koreja e Jugut është shtet i huaj armiqësor, raportoi...
    Lifestyle18 Tetor 2024
    Dashi Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Këshillohet që të reflektoni më shumë lidhur me disa problematika të cilat ju mundojnë...
    Lifestyle18 Tetor 2024
    Fletët e gjelbra janë të pasura me burim kalciumi, pra është e njohur se sa është spinaqi i rëndësishëm për shëndetin e...
    Opinione18 Tetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mesazhet e vazhdueshme për pasiguri në Kosovë, ndikim negativ mbi investitorët e mundshëm Hyrja dhe cenimi i territorit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.