Një objekt ka marrë flakë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Nga pamjet e marra shihet një tym i madh i zi.
Shkaqet ende nuk janë të ditura.
Raportohet se objekti në fjalë është depo farmaceutike.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se nga zjarri s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.