×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta, kërkojnë të paguhen edhe për rrezikshmëri

    FrontOnline
    25 Shkurt 2024

    Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me kushtet e punës.

    Edhe viti 2024 për ta ka filluar njëjtë sikurse viti 2023.

    Por për një çështje që ata po kërkojnë përgjigje sa më të shpejtë janë shtesat për rrezikshmëri.

    Kjo, pasi që të njëjtit nuk po paguhen për këtë.

    Kështu po thotë për Front Online, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

    Sipas tij, ani pse me ligjin e ri të Pagave shtesa për rrezikshmëri iu takon.

    “Tash do të kërkojmë prej Qeverisë që urgjentisht ato obligimet ligjore që dalin tash me Ligjin e ri të Pagave, mirëpo në fokus dhe me theks të veçantë që zjarrfikësit janë shumë të revoltuar është largimi nga pagesa për rrezikshmëri në punë. Zjarrfikësit nuk e kanë rrezikshmërinë në punë edhe pse ligji i pagave e parasheh që shërbimet të cilat gjatë aktivitetit të punës rrezikojnë shëndetin dhe jetën ju takojnë shtesa”, ka thënë Beka për Front Online.

    Ai thotë se zjarrfikësve iu është bërë e padrejtë dhe se kjo për ta është diskriminim.

    E, në rast se nuk do të marrin përgjigje pozitive nga institucionet relevante, Beka shprehet se zjarrfikësit do të protestojnë.

     “Ne ju kemi dërguar të gjitha specifikat dhe arsyeshmërinë pse zjarrfikësve iu takon rrezikshmëria, ata nuk na u kanë përgjigje, dhe më këtë qëndrim nuk do të pajtohemi assesi. Në momentin që nuk do të marrim përgjigje, sigurisht që do të aktivizohemi dhe zjarrfikësit do të protestojnë”, ka shtuar ai.

    Thotë se zjarrfikësit nuk po kërkojnë asgjë më shumë, pos asaj që iu takon me ligj.

    “Nëse nuk e gëzojmë rrezikshmërinë, një e drejtë që na ka takuar nuk mund ta eliminojnë sepse është diskriminim. Shpresojmë që më në fund do ta kuptojnë institucionet tona që neve na takon rrezikshmëria në punë. Ne jemi të interesuar që problemet të zgjidhen me dialog. Ne asgjë më tepër nuk po kërkojmë vetëm atë çka na garanton ligji”, është shprehur Beka.

     

    Beka: Dy zjarrfikës e kanë lëshuar vendin e punës

    Sikurse në shumë sektorë ku punëtorët po lëshojnë vendin e punës, njëjtë po ndodhë edhe tek zjarrfikësit.

    Kjo, për shkak të kushteve jo të mira.

    Nga janari e deri më tani dy zjarrfikës e kanë lëshuar vendin e punës. Njëri në Gjilan e tjetri në Lipjan.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

    “Ka raste që po e lëshojnë vendin e punës. Nga janari e deri më tani dy zjarrfikës kanë lëshuar vendin e punës. Njëri në Gjilan e tjetri në Lipjan”, ka treguar ai.

    Beka, ka treguar edhe arsye se përse zjarrfikësit e kanë lën vendin e tyre të punës.

    “Janë të zhgënjyer me qasjen institucionale dhe me këtë që iu ofrojnë institucionet, sa i përket pagesave dhe kushteve të punës. Kështu që janë duke pa që për këtë pagë që marrin mos të rrezikojnë shëndetin”, është shprehur Beka.

    Ditë më parë Beka kishte deklaruar për Front Online se zjarrfikësit kanë pagën më të ulët krahasuar me policinë, doganierët e zyrtarët korrektues./Front Online

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.