Abazoviq ka shprehur indinjimin nga mosreagimi i autoriteteve dhe lënia e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës në duart e fatit.
“Nëse nuk kemi pajisje për shuarjen e zjarreve në terrene të tilla, do të duhej të kërkonim menjëherë ndërhyrjen e NATO-s, anëtar i së cilës ne jemi. Ju kujtojmë gjithashtu se partnerët e NATO-s erdhën në ndihmë të Malit të Zi në vitin 2017, kur kishte shumë zjarre aktive në territore për të cilat, si shtet dhe sistem, nuk kemi pajisje për të kontrolluar dhe reaguar ”, shprehet Lëvizja Qytetare URA.
Kryesia e partisë së Abazoviqit thekson se Parku i Liqenit të Shkodrës është një thesar natyror kombëtar dhe është skandalozë që autoritetet nuk kanë reaguar/Shqip.