Kulmi i shtëpisë së një shtëpie në Prizren, është përfshirë nga zjarri.
Policia njofton se personi që ka raportuar ka thënë se zjarri është shkaktuar në rrethana të panjohura.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarr kulmi i shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.