×
  • Lajme
  • Lajme

    Ziadin Sela: Shqiptarët e Kosovës tani kanë një kryeministër dhe një qeveri të merituar

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

    Ai tha se shqiptarët e Kosovës tani kanë një kryeministër dhe një qeveri të merituar.

    Urimi i plotë:

    I nderuari Kryeministër i Kosovës,

    z. Albin Kurti

    Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj padyshim është institucionalizimi i verditktit për ndryshim që shqiptarët e Kosovës e votuan duke ju besuar ju.  Shqiptarët e Kosovës tanimë kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar,e cila me hapa më të shpejtë do të vazhdojë me shtetndërtimin e Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shtetetit të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

    Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovarë është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interesim të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit.

    Më lejoni që në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët si parti mike e Vetëvendosjes, t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Kosovës, duke ju dëshiruar sukses në realizimin e objektivave tuaja programore, kushtetuese, por edhe kombëtare si Kryeministër i Kosovës.

    Një Kosovë e fortë politikisht, ekonomikisht dhe e integruar është një garancë më tepër edhe për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat...
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.