×
  • Kronika
  • Kronika

    Zhdukja e qytetarit në Lipjan, Gjykata thotë se është rrëmbyer

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit J.V, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

    Sipas Gjykatës, i pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake pas seancës dëgjimore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.V. dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga data 13.04.2021 e deri më datë 13.05.2021 konform nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafët 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

    Komunikata e plotë:

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.V. për shkak të veprës penale Rrëmbimi nga neni 191 paragrafi 3 pika 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake pas seancës dëgjimore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.V. dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga data 13.04.2021 e deri më datë 13.05.2021 konform nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafët 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP).

    I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular.

    Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovë njofton se ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që duke mos i respektuar...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it së fundi kanë kryer trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin ën Maxhunaj të Vushtrrisë. Përmes një...
    Lajme19 Tetor 2024
    Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ka bërë që Podujeva të jetë fituese...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e OSBE-së me seli në Vjenë, Neil Holland, ka dhënë një deklaratë me rastin e...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsëritën kërkesën e tyre...
    Sport19 Tetor 2024
    Në vitin 2024, trajnerët e futbollit po fitojnë paga të mëdha. Këtu janë tetë trajnerët më të paguar në klubet botërore të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, mision që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.