Një person ka raportuar në polici se tash e pesë ditë nuk e di se ku ndodhet familjarja e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 3 pasmesnate.
“PERSON I ZHDUKUR/Prizren 10.11.2022-03:00 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima kosovare është zhdukur nga data e lartëcekur nuk dihet për vend ndodhjen e sajë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.