Është zhdukur një grua në Malishevë, familjarët e së cilës bëjnë të ditur se ajo ka dalë dy ditë më parë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 24.06.2023 rreth orës 14 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.