Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një grua.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende, njofton Klankosova.tv
Rasti është duke u hetuar.
“Lagja Brekoc, Gjakovë 10.05.2024 – 01:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.