×
Zgjedhjet 2025

Abdixhiku: Sa më të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

FrontOnline
13 Janar 2025

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha janë tubimet e kësaj partie aq më të larta bëhen britmat e piskamat.

“Sa më të mëdha tubimet tona; Sa më e madhe mbështetja popullore; Aq më të larta bëhen britmat e piskamat!”, shkroi ai.

Abdixhiku theksoi se  Kosova nuk ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje.

“Por, për një moment, mendoni në duar të kujt e keni fatin tuaj, fëmijëve tuaj e të familjeve tuaja! Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive. Nuk ka Kosovë të individëve. Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, përfundoi ai. /FrontOnline/

 

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme18 Shkurt 2025
Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
Kronika18 Shkurt 2025
Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
Kronika18 Shkurt 2025
Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
Lajme18 Shkurt 2025
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
Lajme18 Shkurt 2025
Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
Sport18 Shkurt 2025
Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout. Po kaq skuadra do ta zënë një...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.