Një grua është raportuar e zhdukur në fshatin Bosce të Kamenicës.
Rastin në polici e ka lajmëruar një grua tjetër e cila ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Sipas ankueses, viktima ka probleme mendore dhe disa herë me parë është larguar nga shtëpia.
“Fsh. Bosce, Kamenicë 07.11.2022 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme mendore dhe disa herë me parë është larguar nga shtëpia”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.