Një nënë në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se i është zhdukur vajza e mitur.
Sipas raportit të policisë, e mitura është zhdukur për shkaqe ende të panjohura, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 08.03.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, me 10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.