×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet parlamentare në Rumani, Social Demokratët në pushtet kryesojnë ndaj së djathtës së skajshme

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2024

    Social Demokratët e majtë në pushtet në Rumani (PSD) duket se do të sigurojnë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke fituar kështu ndaj një lëvizjeje të rigjallëruar të ekstremit të djathtë që po sfidonte orientimin pro-perëndimor të vendit, sipas një sondazhi me zgjedhësit pas votimit.

    Ishte i dyti ndër tre votime të njëpasnjëshme në vend, si për parlamentin e ri ashtu edhe për një president të ri, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor ku një kandidat i pavarur i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, doli papritur në krye të garës.

    Fitorja e tij e befasishme nxiti mbështetje për partitë ultranacionaliste të së djathtës, disa prej të cilave me simpati të hapura pro-ruse, të cilat analistët politikë thanë se mund të minojnë mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën.

    Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë ato paraprake, një koalicion pro-perëndimor i udhëhequr nga PSD ka të ngjarë të ketë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri, megjithëse e djathta ekstreme do të mbetej një forcë e konsiderueshme në legjislaturë.

    Megjithatë, sondazhet pas votimit nuk përfshijnë votat e qindra-mijëra rumunëve që punojnë jashtë vendit, të cilët pritet të favorizojnë grupimet e ekstremit të djathtë dhe një parti opozitare centriste të kryesuar nga Elena Lasconi, e cila u radhit e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

    Për më tepër, një koalicion i gjerë do të ishte i vështirë të formohej mes mosmarrëveshjeve mbi masat e nevojshme për të frenuar deficitin buxhetor të vendit, më i larti në BE me 8% të prodhimit ekonomik.

    Sondazhet me votuesit tregojnë se PSD fitoi 26% të votave, pasuar nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve të së djathtës me 19%.

    Kryeministri socialdemokrat Marcel Ciolacu ishte renditur i treti në raundin e parë të votimit presidencial pas një fushate të mbizotëruar nga shqetësimi i votuesve mbi koston e jetesës, pakënaqësitë për grindjet mes partive kryesore, si edhe akuzat për korrupsion.

    Se cilat parti do të formojnë qeverinë do të varet nga fituesit i zgjedhjeve presidenciale, pasi presidenti cakton kryeministrin dhe afati kohor për këtë është i paqartë.

    Gjykata më e lartë e Rumanisë pritet të vendosë të hënën nëse do ta anulojë raundin e parë të votimit presidencial, pasi rezultati i papriturt ngjalli dyshime për ndërhyrje të mundshme në fushatë.

    Autoritetet rumune thonë se kanë gjetur prova të ndërhyrjes nga aktorë keqdashës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka certifikuar rezultatet.
    Gjykata ka urdhëruar rinumërimin e 9.46 milionë votave të hedhura në raundin e parë, ndërsa po shqyrton gjithashtu një kërkesë për të anuluar votimin e raundit të parë.

    Nëse vendoset për një rivotim, raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohet më 15 dhjetor dhe balotazhi ndoshta më 29 dhjetor. /voa

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.