×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhje në Gjermani, partia e Scholzit kërkon të ndalë ekstremistët e djathtë në Bradenburg

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy shtete të tjera në pjesën lindore të Gjermanisë.

    Rreth 2.1 milion njerëz janë të regjistruar për të votuar për një parlament të ri shtetëror në Brandenburg, shtetin që përfshin kryeqytetin gjerman, Berlinin.

    Zgjedhjet e së dielës po vëzhgohen me kujdes për shkak të asaj që mung të tregojnë në lidhje me drejtimin politik të Gjermanisë.

    Anketat e fundit tregojnë se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në garë të ngushtë me Social Demokratët, partinë që ka qeverisur Brandenburgun pandërprerë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

    Social Demokratët, partia më e madhe në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, shpresojnë të mbajnë kontrollin mbi bastionin e tyre përballë rritjes së mbështetjes për partitë të ekstremit të djathtë dhe të majtë.

    Nëse Social Demokratët humbin në Brandenburg, kjo do të shihej si një shenjë e keqe për Scholzin një vit para zgjedhjeve federale që do të mbahen më 28 shtator 2025. Scholz jeton në Potsdam, kryeqytetin e Brandenburgut, dhe vëzhguesit politikë gjermanë besojnë se e ardhmja politike e kancelarit do të varet nga rezultatet e votës së së dielës në Brandenburg.

    Fati i guvernatorit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, gjithashtu është në rrezik. Ai e bëri qëllim të tij që Social Demokratët ta mposhtin Alternativën për Gjermaninë dhe zotoi se do të dorëhiqet nëse AfD-ja fiton.

    “Nëse humbas ndaj AfD-së, unë do të largohem”, tha Woidke.

    Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë vota në shtetin e Thuringisë dhe gjithashtu pati rezultate të mira në zgjedhjet në Saksoni më 1 Shtator.

    Një parti e re e themeluar nga një figurë e njohur e majtë gjithashtu pati rezultate të mira, ndërsa partitë në qeverinë kombëtare të Scholzit shënuan rezultate shumë të dobëta.

    Kjo ishte hera e parë që ekstremi i djathtë fitoi zgjedhje në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe kjo i dha një goditje të rëndë koalicionit qendror të Scholz. Ajo gjithashtu ngjalli shqetësime në Gjermani dhe jashtë saj për mbështetjen në rritje për ekstremin e djathtë në vendin më të madh të Bashkimit Evropian dhe anëtaren e NATO-s.

    Partia e ekstremit të djathtë ka fituar mbështetje shkaku i pakënaqësive me migrimit masiv në Gjermani gjatë dekadës së kaluar. Ekonomia e Gjermanisë ka filluar të dobësohet, duke shtuar ndjenjën e përgjithshme të pakënaqësisë.

    Vota e së dielës vjen pas një fushate zgjedhore të nxehtë të përqendruar në çështjet e migrimit, sigurisë së brendshme dhe paqes. Si ekstremi i djathtë ashtu edhe lëvizja e re e majtë, Aleanca Sahra Wagenknecht, ose BSW, dëshirojnë të ndalojnë dërgesat e armëve në Kiev ndërsa Ukraina përpiqet ta mbrojë veten nga pushtimi i plotë i Rusisë.

    Madje edhe nëse Alternativa për Gjermaninë fiton në Brandenburg, ajo ka pak gjasa të qeverisë pasi partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka lënë të vdekur të paktën 51...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas të shtënave masive në Birmingham, Alabama të Shteteve të...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në pjesën...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton...
    Sport22 Shtator 2024
    Amir Abrashi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshoppersit, pasi po luan secilën ndeshje. Mesfushori shqiptar është një legjendë e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor në Prishtinë nuk do të jetë lehtë i zbatueshëm, marrë parasysh mbipopullimin dhe...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës me mallra. "Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet patrulluese të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti  nga  Lëvizja Vetëvendosje,Gramos Agusholli, ka konfirmuar se rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, e cila do të hyjë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.