×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zëvendësministrja e shkarkuar vesh bikini dhe shpall partinë e re feministe

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ish-zëvendës ministrja e shkarkuar e Infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, ka rimarrë veten nga shkarkimi i saj skandaloz vitin e shkuar duke thënë se po krijon një parti të re për të luftuar “meshkujt e korruptuar”.

    37-vjeçarja njoftoi krijimin e partisë ‘Ukraina kundër korrupsionit’ në një video të xhiruar jashtë, ku Klitina mbante veshur një lloj bikini të vogël portokalli dhe dënonte burrat që udhëheqin aktualisht Ukrainën.

    “Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju”, tha ajo.

    Me gjithë fjalët e fuqishme të Klitinas, komentuesit ishin më të interesuar në asetet e saj sesa në mesazhin politik. Disa prej tyre thanë se nuk kuptonin asgjë pasi të gjithë vëmendjen e tërhiqte imazhi në ekran.

    Ajo foli gjithashtu për shkarkimin e saj të bujshëm nëntorin e shkuar duke thënë se shefi i saj e shkarkoi pasi po pengonte vjedhjen në ministri.

    Por shkarkimi i saj erdhi pas raportimeve se presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ishte regjistruar duke thënë se Klitina e mori postin ‘duke kaluar nga dhoma e gjumit’. Më pas ajo ra viktimë e një loje ku pranoi me një aktor se shefi i saj është i korruptuar dhe se ajo vetë do të ishte një ministre shumë më e mirë.

    Edhe partia e saj e re nuk duket se ka shumë anëtarë, pasi askush nuk kishte redaktuar video-fjalimin e saj, i cili niste me Klitinën që ndizte celularin dhe përfundonte me atë që e fikte.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, ku një person është gjetur i vdekur brenda makinës...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar. Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Policia e Shtetit në Durrës ka sekuestruar mbi 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.