×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i Shëndetësisë dënohet për shitje të barnave të pakontrolluara në barnatoren e tij të pa licencuar

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Pjetër Ndou, është dënuar me 1,500 euro gjobë, pasi që është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë për veprat penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

    Sipas aktakuzës, zëvendësministri Ndou po akuzohet se ka operuar pa licencë në barnatoren e tij “Diellza 1” në Gjakovë dhe se ka vënë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore, pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Diana Sina, i akuzuari Ndou për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë farmaceutike është dënuar me 600 euro gjobë, ndërsa për shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore me 70 ditë burgim.

    Mirëpo, dënimi me burgim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar me gjobë në shumën prej 900 euro.

    Më pas, ndaj të njëjtit është shqiptuar dënimi unik me gjobë në shumën prej 1,500 euro.

    I akuzuari Ndou e kishte pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohet, në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur më 15 tetor të këtij viti, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Pjetër Ndou po akuzohet se nga 25 janari i vitit 2018 e deri më 21 maj 2019, në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, në selinë e biznesit të tij “Diellza 1”, pa pasur autorizimet ligjore ka ushtruar veprimtarinë farmaceutike duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicionale dhe Udhëzimin administrativ Nr.11/2015 të Ministrisë së Shëndetësisë, në atë mënyrë që i akuzuari edhe përkundër faktit se me vendimin Nr.27/I/2018 të 25 janarit 2018 të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale është anuluar licenca e veprimtarisë, i njëjti ka operuar pa licencë duke shitur produkte dhe pajisje medicionale.

    Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer vepër penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Tutje sipas aktakuzës, ai po akuzohet se nga data e pa vërtetuar e deri më 21 maj 2019, në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, në selinë e biznesit të tij “Diellza 1”, ka vënë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar duke vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr.11/2015 të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Siç thuhet tutje në aktakuzë, pas inspektimit dhe kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik është konstatuar se subjekti në fjalë ka vënë në qarkullim produkte të paautorizuara për qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës, në mesin e të cilave kishte produkte pa banderolë si dhe me banderolë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

    Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer vepër penale “prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, nga neni 260 paragrafi 2 të KPRK-së.

    Ndryshe, i akuzuari Ndou kishte qenë edhe këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.