×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeneli: Vetë rregullimi i mediave online është zgjidhja, Projektligji për KPM-në mund të ketë dëm afatgjatë

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Një projektligj i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Komisionin e Pavarur të Mediave, po kundërshtohet fuqishëm nga opozita në vend, Bashkimi Evropian dhe nga shoqëria civile e gazetarë vendas, shkruan FrontOnline.

    Profesori i gazetarisë dhe njohësi i mediave, Alban Zeneli për FrontOnline, thotë se vendosja anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Mediave, nga partitë politike është e dëmshme dhe bën politizimin e këtij institucioni.

    Projekligji i referohet një direktive të BE-së, duke tentuar me përshtatë për rastin e Kosovës, por duke harruar disa faktor të rëndësishëm: Ky projektligj thotë se përmbajtja vizuale që publikohet në media online, duhet të jetë i pavarur.

    ‘’Aktualisht në KPM kemi pasur vazhdimisht reagime për mënyrën e përzgjedhjes së bordit. Bordi aktual i KPM-së, përfshirë kryetarin, si dhe një anëtarë ose dy të tij, janë kredibil për punën që bëjnë, por një pjesë e anëtareve të KPM-së, janë dërguar nga ana e pushtetit në ato detyra, ata kanë qenë mbështetës publik të partisë në pushtet dhe jo vetëm të kësaj partie, por cilës do partie që i takojnë është e dëmshme politizimi i institucionit’’ thotë Zeneli.

    Profesori Zeneli, thotë po ashtu se KPM nuk është e pavarur pasi që sipas tij ky institucion buxhetin e merr përmes Kuvendit të Kosovës, dhe kjo ndikon që ajo të varet nga politika.

    ‘’KPM nuk është e pavarur as nga ana financiare, sepse Kuvendi i ndanë buxhet dhe ajo nuk arrin që ta mbajë vetën, dhe për këtë është e varur nga politika. Meqë KPM nuk është e pavarur dhe rrjedhimisht mund të keqpërdoret në bazë të ligjit që po synohet të bëhet për të goditur media të caktuara, qoftë me anë të dënimeve dhe formave tjera’’, thekson ai.

    Njohësi i mediave, Alban Zeneli, thotë se vetë rregullimi i mediave online është zgjidhja, duke thënë se dëmi me votimin e projektligjit për KPM-në është shumë më afatgjatë se sa pushteti aktual ose pozita aktuale.

     ‘’Vetë rregullimi i mediave online është zgjidhja për vendet që janë me demokraci të zhvilluar. Dëmi mund të jetë afatgjatë nëse miratohet ky projektligj se sa pushteti aktual ose opozita aktuale’’ shprehet ai./FrontOnline/

    Projektligji i VV-së për KPM-në konsiderohet tendencë për kapjen e mediave

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të ketë reshje, dhe me këtë rast, ka kërkuar kujdes nga njerëzit. Përmes...
    Lajme02 Korrik 2024
    Sot shënohet 34 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga delegatët e Kuvendit të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ushtria e vendit po i afrohet “fundit të fazës së eliminimit” të ushtrisë së...
    Sport01 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo, nuk arriti të shënonte gol gjatë penalltisë, në fund të pjesës së parë të minutave shtesë të lojës. Ai pas...
    Sport01 Korrik 2024
    Portieri Jan Oblak është heroi i Sllovenisë pasi në vazhdime ka pritur penalltinë e Cristiano Ronaldos. Oblak priti gjuajtjen e fuqishme të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.