Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zemërohen protestuesit në Bullgari, e gjuajnë me domate e letra tualeti ndërtesën e qeverisë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Qindra njerëz protestuan kundër qeverisë në kryeqytetin bullgar të shtunën, pavarësisht vendimit të kryeministrit Borisov për riformatimin e kabinetit.Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “Dorëheqje!” dhe “Mafi!”, ndërsa disa prej tyre hodhën domate dhe letra tualeti në drejtim të ndërtesës së Këshillit të Ministrave, e cila ndodhet në qendër të Sofias.

    Protestat që kanë hyrë në ditën e shtatëmbëdhjetë vazhduan pavarësisht zëvendësimit të katër ministrave nga kryeministri Boyko Borisov, i cili shpresonte se me këtë ndryshim do t’i ndërpresë thirrjet për dorëheqjen e tij.

    Megjithatë, protestuesit kanë thënë se vetëm dorëheqja e tërë qeverisë do t’i kënaqë ata, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.Borisov i shkarkoi ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme për t’i ndaluar thashethemet se ata ishin vënë në shërbim të interesave të biznesmenit të fuqishëm, Delyan Peevski, i cili është i lidhur me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, që ndodhet në opozitë. U zëvendësua edhe ministri i Turizmit.

    Zëvendësimi i katër ministrave erdhi pasi qeveria e qendrës së djathtë i mibjetoi një mocioni të mosbesimit në kuvend më 21 korrik.

    Protestuesit po protestojnë kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion të nivelit të lartë dhe favorizim të oligarkëve të fuqishëm.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në shënjestër të protestave në Beograd, nuk është dukur kurrë më i humbur sesa kur...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Ish-kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit me efekt të menjëhershëm pas marrjes së raportit “Partygate”. Raporti...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas...
    Të tjera
    Lajme09 Qershor 2023
    Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se Policia e Serbisë e ka arrestuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Mbrëmjen e së enjtes Tregu i Gjelbër në Prishtinë u kaplua nga zjarri. Vendi shumëngjyrësh ku ekspozoheshin shumë produkte, u bë shkrumb...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas...
    Lajme09 Qershor 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online e ka konfirmuar...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tash e dy javë pozitën e tij po e ushtron nga zyra e gjendjes civile në fshatin...
    Lajme09 Qershor 2023
    KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës. Në njoftimin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.